Një familje nga Strumica aksidentohet në SHBA, vdes një grua

Maqedonia

Një familje nga Strumica aksidentohet në SHBA, vdes një grua

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Një familje pesëanëtarëshe nga Strumica ka pësuar aksident të rëndë komunikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga shkaqe ende të panjohura, automjeti i familjes Donev është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në Nashville në shtetin Tennesee.

Në aksident, ka vdekur Violeta, 41 vjeçare, kurse është lënduar rëndë burri i saj. Tre fëmijët janë lënduar gjithashtu, por lehtë.

Një aksion humanitar është inicuar në SHBA për të ndihmuar këtë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat