"Ajo që bën Greqia është absurde" - Bota Sot
"Ajo që bën Greqia është absurde"

Maqedonia

"Ajo që bën Greqia është absurde"

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:41
Balkan

Qindra mijëra demonstrues pritet të mbërrijnë në rrugët e Greqisë të dielën. Arsyeja e zemërimit të tyre: mosmarrëveshja e përhershme me Maqedoninë. Këtu historiani Stefan Troebst shpjegon pse konflikti është kaq i rrezikshëm.

Stefan Troebst , është profesor i Historisë së kulturës të Evropës Lindore, në Universitetin e Leipzigut. Troebst, 63 vjeç, është një nga ekspertët gjerman për Maqedoninë, i cili  në shumë shkrime dhe libra merret me historinë e Maqedonisë  dhe krijimin e kombeve.

A mundet një shtet t'i diktoj një tjetri se çfarë emri mund t'i japë vetes? Nga perspektiva e shumë grekëve  po.

Të dielën, qindra mijëra njerëz do të demonstrojnë në Athinë. Ata kundërshtojnë faktin se fqinji verior,Maqedonia  këtë term e perdor  si një emer shteti të njohur ndërkombëtarisht . Sepse kjo nënkupton,pretendimet territoriale të maqedonisë, ndaj territorit  verior të Maqedonisë.greke.

Mosmarrëveshja e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë është më shumë se një çerek shekulli e vjetër - dhe ka peshë të madhe: "ish Republika Jugosllave e Maqedonisë" (FYROM), është emri i përkohshëm i shtetit. Per kete arsye nuk mund të fillojë negociatat e pranimit ne BE-së për shkak të bllokadës greke. Greqia gjithashtu në vitin 2008 vuri veton ndaj një aderimi të Maqedonisë në NATO.

Tani  pas shumë viteve  të heshtjes ka përsësi një lëvizje në lidhje me emrin. Kreu i ri i qeverisë socialdemokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kolegu i tij grek Alexis Tsipras duan të gjejnë një zgjidhje përfundimtare.  Dhe kjo është një arsye për  nacionalistët grekë që të protestojnë . Tani pritet një protestë e madhe në kryeqytet .

Në intervistë, profesor Stefan Troebst flet për mundësitë e daljes nga kriza, shanset për arritjen e një marrëveshjeje - edhe pse kjo mosmarrëveshje mund të jetë gjithashtu e papërshtatshme për Bashkimin Evropian.

SPIEGEL ONLINE: Z. Troebst, a ka ndonjë arsye racionale, sipas mendimit tuaj, pse Maqedonia nuk duhet të përdorë emrin e saj kushtetues ndërkombëtar?

Troebst: Nga një këndvështrim grek, është një rrezik për vendin, nëse emri i një shteti fqinj i referohet rajonit grek të Maqedonisë me të njëjtin emër. Kjo është absurde sepse Greqia ka qenë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për dekada dhe ka një ushtri shumë më të madhe se sa Maqedonia e vogël. Për këtë arsye, pikëpamja greke është irracionale në aspektin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

SPIEGEL ONLINE: A justifikohet  frika e Greqisë se Maqedonia drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ka pretendime territoriale kundër Greqisë ?

Troebst: Pas Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia e Presidentit Tito kishte bërë me dije se disa rajone bregdetare të Greqisë veriore, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut duhet të bëhen pjesë të Jugosllavisë. Kjo u ritheksua në vitin 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë e saj, nga politikanët nacionalistë grekë dhe pjesë të Kishës Ortodokse Greke. Por asnjë politikan serioz në Maqedoni sot nuk ngre kërkesa të tilla revizioniste apo territoriale.

SPIEGEL ONLINE: Nga perspektiva greke, maqedonasit janë pjesë e trashëgimisë së përbashkët helene. Meqenëse nuk ekzistonin si një komb i pavarur, kështu që ata  argumentojnë, se nuk mund të ketë shtet me një emër të tillë. A kanë të drejtë?

Troebst: Si historian, nuk e konsideroj këtë pikëpamje greke të qëndrueshme. Shtetasit e lashtë grekë i kanë konsideruar  maqedonasit e lashtë si barbarë. Nuk është e drejtë t'i fusim në trashëgimin helene.  Si kunderpërgjegjje për këtë pikëpamje ishte programi ideologjik i nisur nga qeveria konservative  maqedonase nga viti 2006 deri në vitin 2016.

SPIEGEL ONLINE: Çka  ishte problematike për këtë?

Troebst: Thirrja sllavo-maqedonasve për trashëgiminë e lashtë greke, duke përfshirë emërtimin e aeroportit të Shkupit me emrin e  Aleksandrit të Madh – kjo  ishte për grekët kulmi i provokimit. Kjo tregon se me çfarë argumente të çuditshme historike apo fare pa ergumente historike punojnë të dy palët.

SPIEGEL ONLINE: Jo vetëm Greqia, por edhe tre fqinjët kryesorë, Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria, pak a shumë kontestojnë ekzistencën e një kombi maqedonas.

Troebst: Kjo nuk është për t'u habitur, sepse Maqedonia ishte dhe është qendra dhe nyja lidhëse  e Ballkanit. Të katër kombet fqinje duan të hyjnë në këtë rajon, ose dëshironin ta aneksonin atë në të kaluarën, duke përdorur një sërë argumentesh - nga gjuha, kultura deri në atë historike. Si shtet, këta katër fqinjë e kanë njohur Maqedoninë, do të ishte mirë nëse ata gjithashtu do të pranonin se ekziston një komb maqedonas. Kjo do të lehtësonte shumë situatën në rajon.

SPIEGEL ONLINE: Për momentin, qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë janë optimistë se konflikti së shpejti do të zgjidhet. Çka mendoni ju për këtë?

Troebst: Të paktën në Maqedoni ekziston optimizmi i qëllimit. Kreu i ri Social Demokrat i qeverisë Zaev është nën presion të madh të pritjes. Një kompromis me Greqinë do të jetë provë e tij, sepse atëherë Maqedonia do të përfshihet në NATO dhe mund të fillojë negociatat për hyrje në BE. Nëse ky kompromis nuk mbyllet, atëherë unë e shoh Maqedoninë edhe me keq se në dhjetë vitet e fundit të regjimit nacionalist.

SPIEGEL ONLINE: Çfarë do të thotë për rajonin nëse, pas më shumë se një çerek shekulli,  nuk  arrihet asnjë marrëveshje ?

Troebst: Do të ishte jashtëzakonisht e turpshme për BE-në, që anëtari i saj Grekë, i vë interesat e supozuara kombëtare përpara interesit të përbashkët të BE-së, për të absorbuar Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor në një periudhë afatmesme. Skenarët, siç kishin frikë në vitet 1990, pra një ndarje të Maqedonisë mes Beogradit dhe Athinës, një ndërhyrje ushtarake serbe apo një pushtim i Bullgarisë, sot nuk janë më relevante.

SPIEGEL ONLINE: Cili do të ishte  skenari  i mundshëm në rast të dështimit të negociatave?

Troebst: Por në rast të mos zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin, ekuilibri i luhatshëm midis popullsisë shumicë  sllave (Sllavo-folës) dhe komunitetit të madh shqiptar, mund të bëhet i rrezikshem për Maqedonin. Dhe kjo mund të ndodhë ateherë kur shqiptarët e Maqedonisë kthehen më shumë kah Shqipëria.  Sepse thonë: Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s dhe ka shansë më të madhe për t'u bërë anëtare e BE-së, se sa Maqedonia, kështu që ne duam të jemi pjesë e saj. Atëherë skenari i rrezikshëm i një shpërbërje të brendshme të Maqedonisë do të ndodhte përgjatë vijave etnike.

Shënim i redaktorit: Një version i mëparshëm i referuar "maqedonasve të lashtë sllavo-folës". Fjala "sllavo-folëse" ishte gabim këtu sepse në atë kohë nuk kishte sllavë në Ballkan. Ne kemi korrigjuar gabimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test