Merkel: Do të vazhdoj të inkurajoj të dy palët për të arritur marrëveshje

Maqedonia

Merkel: Do të vazhdoj të inkurajoj të dy palët për të arritur marrëveshje

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:31
Angela Merkel dhe Aleksis Tsipras

Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel kanë mbajtur takim të shkurtë, në të cilin kanë biseduar për vizitën e Zoran Zaevit në Berlin dhe çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat greke shkruajnë se Merkel ka thënë se do të vazhdojë inkurajojë të dy palët që të arrijnë marrëveshje, ndërsa Tsipras ka përsëritur vendosmërinë e palës greke për të arritur zgjidhje të qëndrueshme, stabile dhe të pranueshme.

Më herët nga mediat greke u njoftua se pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kacelarja gjermane ka thënë se situata në Maqedoni është e qetësuar në nivel të lartë dhe se vendi është futur në fazën e stabilizimit.

Nga kabineti i kryeminitrit grek, Tsipras, bëjnë të ditur se çështja e emrit ka qenë tema kryesore e bisedës telefonike mes Merkelit dhe Tsipras, që ndodhi një ditë përpara vizitës se kryesministrit Zoran Zaev në Berlin dhe takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat