Sipërmarrja sociale dhe Maqedonia

Maqedonia

Sipërmarrja sociale dhe Maqedonia

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Mbi 11 milionë njerëz ose rreth gjashtë për qind nga të punësuarit në Bashkimin Evropian punojnë në ndërmarrje sociale, tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian. Ekonominë sociale në BE e përbëjnë dy milionë ndërmarrje, që paraqet më shumë se 10 për qind nga të gjitha bizneset në BE.

Ndërmarrjet sociale, sipas KE-së janë të rëndësishme, pasi mbi 160 milionë njerëz në Evropë janë pjesë e ekonomisë sociale dhe kontribuojnë për punësimin në BE, kohezionin social, zhvillimin rajonal dhe rural, mbrojtjen e mjedisit të jetesës, mbrojtjen e konsumatorëve, bujqësisë dhe sigurisë sociale.

Sipas NESST raportit “Ekosistemet e sipërmarrjes sociale në Kroaci  dhe Ballkanin Perëndimor” nga viti 2017, sipërmarrja sociale në Maqedoni ende është në zhvillim dhe sektori është përbërë nga rreth 40 deri 70 ndërmarrje sociale, në pjesën më të madhe shoqata të vogla me më pak se dhjetë të punësuar dhe të ardhura vjetore nën 100.000 euro, të cilat kanë problem me qëndrueshmëri dhe varen nga përkrahja prej granteve dhe donacioneve.

Sfera e sipërmarrjes sociale në Republikën e Maqedonisë ofron mundësi për punësim dhe reintegrim të personave të papunësuar, të cilët janë pa punë në periudhë më të gjatë kohore, si dhe punësim dhe reintegrim të personave të cilët janë më pak konkurrentë në tregun e punës. Sipas njohësve, për këtë është e domosdoshme vendosja e kornizës adekuate ligjore, hapje e mundësisë për financim dhe punë për ndryshimin e kulturës shoqërore dhe kuptimin e termit Sipërmarrja sociale.

BERZH dhe sipërmarrja sociale në Ballkanin Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)  strategjinë e saj për gjithëpërfshirjen ekonomike për periudhën 2017-2021 e fokuson në mundësi të barabarta ekonomike, me fokus qendror te gratë, personat e rinj të cilët inkuadrohen në tregun dhe grupet e margjinalizuara nga rajonet rurale dhe urbane.

BERZH ofron përkrahje financiare dhe të mentorimit për gjithëpërfshirjen ekonomike përmes “Instrumentit për zhvillim të sipërmarrjeve dhe inovacioneve në Ballkanin Perëndimor” dhe për atë qëllim nga data 16 deri më 19 janar të këtij ka organizuar vizitë teknike të Tajvanit  në suaza të partneritetit Tajvan Biznis – Fondi BERZH  për bashkëpunim teknik.

Sipas Alesandra Antolini, ndihmës drejtoreshë e BERZH, vëllimi i vizitës teknike ka qenë  të mblidhen në një vend më shumë palë të prekura në rajon që t’i ndajnë përvojat e tyre për sipërmarrje sociale në vendet e tyre, si dhe të shohin nga dora e parë një mjedis të suksesshëm për sipërmarrje sociale.

“Vizita u tregua si shumë e dobishme në dy nivele: nga njëra anë, delegacioni kishte mundësi të shohë si kombinim i përkrahjes qeveritare, përkushtimin ndaj përgjegjësisë shoqërore të sipërmarrësve dhe frymën e fuqishme sipërmarrëse të popullatës e formojnë suksesin e Tajvanit në nxitjen e sipërmarrjes sociale. Nga ana tjetër ajo krijoi dialog produktiv mes delegatëve për vështirësitë e sipërmarrjeve sociale  në nivel lokal dhe për atë se si institucionet si BERZH  mund të plotësojnë zbrazëtira të caktuara që janë të pranishme në rajon, kryesisht lidhur me ngritjen e vetëdijes, ndërtimin e kapaciteteve dhe qasjen deri te financat”, tha Antolini.

Menaxherja nacionale e programit për përkrahje të bizneseve të vogla në Maqedoni pranë BERZH, Maja  Anteska thotë se mendojnë se si ta afrojnë agjendën e raportit për planifikim për Ballkanin Perëndimor dhe Kroacinë, të prezantuar në Beograd në vitin 2017.

“Shqyrtojmë qasje të tërësishme që e kombinon ngritjen e vetëdijes publike, ndërtimin e kapaciteteve dhe komponimeve për financim në partneritet me aktorët ekzistues për sipërmarrje sociale në rajon që t’i shfrytëzojë resurset e përhershme dhe t’i shmangë përsëritjet”, deklaroi Anteska.

Nga BERZH potencojnë se viteve të fundit sipërmarrjet sociale bëhen çdoherë e më aktive në ekonomitë lokale  në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci dhe janë treguar si motor efikas për ndryshimet pozitive shoqërore dhe mjet për përfshirje më të madhe dhe ekonomi të gjalla sepse zakonisht shfrytëzojnë modele të sipërmarrjes dhe modele inovative që të inkorporojnë çështje sociale në kornizat e fushëveprimit të tyre dhe të ballafaqohen me to.

Sipërmarrje sociale në Maqedoni

Analiza e gjendjes dhe sfidave për zhvillim të sipërmarrjes sociale në Republikën e Maqedonisë të Fondacionit Fridrih Ebert Shkup nga viti 2016, si barriera në zhvillimin e sipërmarrjes sociale i thekson mungesën e kornizës politike dhe ligjore, mungesë të mirëkuptimit dhe njohurive për konceptin e sipërmarrjes sociale midis palëve të interesuara të cilat drejtpërdrejt janë të përfshirë në “lëvizjen” dhe mungesën e qasjes deri te financat.

Republika e Maqedonisë nga viti 2014 e deri më tani ka disa tentime për krijimin e kornizës ligjore për sipërmarrje sociale, por pa sukses ende është në fazën e propozim ligjit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska vitin e kaluar paralajmëroi se po përgatit propozim-tekst të Ligjit për sipërmarrje sociale pas ç’farë do të zbatohet debat publik.

Kryetarja e Shoqatës për Inovacione Sociale “ARNO”, Irina Janevska, njëra ndër pjesëmarrëset nga Maqedonia për vizitë teknike në Tajvan, tashmë shtatë vjet e ndjek sipërmarrjen sociale në Maqedoni dhe konsideron se qëllimet për rregullimin janë të mira, por me vetë këtë që i gjithë diskutimi është vendosur nën MPPS sqaron se shteti e sheh këtë si ndonjë kornizë për ndihmë të komuniteteve dhe njerëzve të margjinalizuar.

“Sipas meje, kjo nuk duhej që jetë kështu dhe duhet që këtë diskutim ta udhëheqë Ministria e Ekonomisë, me qëllim që ne, fillimisht të flasim për sipërmarrjen, e cila, ndërkaq edhe më tej do të ketë vlerë të shtuar dhe do të ndërlidhet me ndonjë aspekt të matjes së impaktit social, që gjithsesi do të ndihmojë në definimin e ndërmarrjeve sociale. I gjithë ky eko sistem është i madh, është mirë të MPPS nga ana tjetër nuk i shpejton punët” konsideron Janevska.

Thekson se nuk duhet të shkohet aq në tregimin e shpëtimit e rasteve sociale dhe të punëve të vështira, por më shumë duhet të shkohet në tregimin për sipërmarrje.

“Definicion përfundimisht na duhet. Nga konteksti këtu është interesant që ne menjëherë mendojmë si koncept mund të keqpërdoret dhe për këtë jemi drejtuar ndaj përdorimit të ligjit apo ndonjë definicioni që jo çdo të mund të quhet ndërmarrje sociale. Pas vizitës në Tajvan shoh se ata punojnë për heqjen e tepricës së ligjeve dhe kjo më tregoi madje edhe qasje të tjera dhe u paraqitën edhe pyetësorë lidhur me këtë nëse na duhet kaq kjo kornizë ligjore. Konsideroj se na duhet përkufizim, na duhet plan strategjik, na duhet mbështetje nga Qeveria dhe entitete si BERZH-i, por edhe kornizë e fuqishme ligjore e cila është e rreptë e papërkulur, nuk e di çfarë do të na sillte”, deklaroi Janevska.

I domosdoshëm promovimi i sipërmarrjes sociale

Sipas Janevskës, shteti mund të ndihmojë dhe të ketë përgjegjësi që ta promovojë sipërmarrjen dhe të bëjë fushatë që njerëzit të dinë, pasi humbet edhe kohë edhe resurse kur vazhdimisht sqarohet se çka është sipërmarrja sociale.

“Shteti duhet të hapë fonde, linjë të përkrahjes, plan aksional, diçka që do të ndihmojë që opinioni më i gjerë të kuptojë se çka është sipërmarrja sociale që pastaj më lehtë të shkojë pjesa me shitjen dhe shërbimin. Kjo është shumë vështirë pasi ende nuk ka përkufizim se çka është sipërmarrja sociale”, thotë Janevska.

Ajo vlerëson se biznes sektori mund të ndihmojë, por edhe sipërmarrja në Maqedoni nuk është në nivel që të mund të lejojë të ndihmojë përmes shfrytëzimit të shërbimeve nga ndërmarrjet sociale.

“Nëse arrijmë të kemi ndërmarrje të fuqishme që nuk do të kalojnë dita ditës, mendoj se do të arrijmë edhe deri te ai moment që të jenë më dhuruese dhe të kenë më tepër respekt për tërë shoqërinë, e pastaj edhe të ndihmojnë në atë mënyrë. Biznes sektori mund shërbimet që i marrin t’i shfrytëzojnë nga ndërmarrjet sociale dhe kjo shumë do të ndihmonte. Tani këtu rol të vetin ka edhe çmimi. Te ndërmarrjet sociale edhe çmimet janë më të larta, pasi që të arrihet deri te çmimi nuk është njëjtë të punohet me person që është i margjinalizuar dhe person që është konkurrent në treg”, thotë Janevska.

Ajo potencon se baza e të gjitha ndërmarrjeve sociale duhet të jetë oferta e prodhimit cilësor, e jo të blihet prej mëshirës, të synojnë drejt fitimit, e jo të jetojnë prej granteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat