Padi penale kundër katër personave për vjedhje të rënda dhe posedim dhe tregti të armëve

Maqedonia

Padi penale kundër katër personave për vjedhje të rënda dhe posedim dhe tregti të armëve

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Janë ngritur padi penale kundër katër personave për vjedhje të rënda dhe përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike.

SPB Shkup deri te Prokuroria themelore publike ka ngritur padi penale kundër B.Z. (27) për shkak të dyshimit për kryerje të tre veprave penale-dy ‘vjedhje të rënda’ dhe një ‘përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike’, kundër A.J. (23) dhe A.B. (25), të dyshuar për dy vepra penale, njëra ‘vjedhje e rëndë’ dhe një ‘përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike’.

Poashtu është ngritur padi penale edhe kundër B.J. (57) për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale ‘përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike’.

Me kryerjen e këtyre veprave penale, kryerësit kanë realizuar dobi joligjore materiale prej rreth 4.800.000 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat