600 praktikant policorë kërkojnë uniformë dhe rrogë - Bota Sot
600 praktikant policorë kërkojnë uniformë dhe rrogë

Maqedonia

E enjte, 18 tetor 2018

600 praktikant policorë kërkojnë uniformë dhe rrogë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:03

Tre muaj pas dhënies së provimit, mbi 600 policë të trajnuar, ende punojnë si praktikant, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka sjell vendim për punësimin e tyre. Sindikata e Pavarur e Policisë në konferencë për media kërkuan nga MPB të sjellë vendim për këtë kategori të të punësuarve.

Sindikata e Pavarur e Policisë në konferencë për media kërkuan nga MPB të sjellë vendim për këtë kategori të të punësuarve.
“Kërkojmë nga Ministria të sjellë vendim për këtë kategori të të punësuarve dhe të gjendet mënyrë për dëmshpërblim në bazë të dallimit të rrogave dhe kontributeve nga dhënia e provimit deri në sjelljen e vendimit për punësim për kohë të pacaktuar”, thanë nga Sindikata e Pavarur e Policisë në konferencë për media.

Ato thonë se çdo personi që ka kaluar provimin dhe punon si praktikant i është shkaktuar dëm prej 10.000- 15.000 denarë në muaj.
“Periudha e caktuar ligjore për kryerjen e stazhit të praktikantit prej 6 muaj, që është nënshkruar me Ligjin për punë të brendshme dhe Marrëveshjes kolektive të MPB, mbetet që praktika nuk është respektuar dhe kolegët të kryejnë stazh dhe pas 14 muajve të marrin vendim”, thonë ata.

Përveç vendimit, kjo kategori e të punësuarve janë lënë pa uniformë që nga fillimi dhe janë detyruar që vetë të gjinden, të blejnë ose qepin. Në janar kanë dërguar letër te ministri i MPB-së, por deri tani nuk ka përgjigje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test