Sheqerinska dhe Boshkoviq: Maqedonia e meriton të jetë anëtare e NATO-s - Bota Sot
Sheqerinska dhe Boshkoviq: Maqedonia e meriton të jetë anëtare e NATO-s

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Sheqerinska dhe Boshkoviq: Maqedonia e meriton të jetë anëtare e NATO-s

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:59
Radmilla Sheqerinska

Zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska sot në kuadër të vizitës në Mal të Zi kishte takim zyrtar me ministrin e mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, si dhe me kryetarin e shtetit Milo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim me ministrin për mbrojtje u tha se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sheqerinska i’u falënderua për mbështetjen e madhe çka Mali i Zi i’a jep Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe theksoi se Maqedonia ka marr hapa konkret për reformat në vend, por edhe për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit me Greqinë.

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi tha se marrëdhëniet në mes Malit të Zi dhe Maqedonisë janë shembull për bashkëpunim në rajon. Ai theksoi se të dyja shtetet ndajnë të ardhme të përbashkët dhe se Mali i Zi dëshiron që së shpejti Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, tha Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boshkoviq. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test