Maqedoni, Parlamenti i zgjodhi ministrat e ri të Qeverisë Zaev

Maqedonia

Maqedoni, Parlamenti i zgjodhi ministrat e ri të Qeverisë Zaev

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 23:07
Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë me shumicë votash i zgjodhi ministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë.
Renata Deskoska mori dikasterin e Drejtësisë me 67 vota për dhe 23 kundër.
Arbër Ademi mori dikasterin e Arsimit dhe Shkencës me 67 vota për dhe 25 kundër.
Asaf Ademi mori dikasterin e Kulturës me 66 vota për dhe 23 kundër.
Bardhyl Dauti u zgjodh ministër pa resor me 65 vota për dhe 26 kundër ndërsa 1 i përmbajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat