Qarkullimi para Qeverisë i mbyllur për shkak të tubimit të VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Qarkullimi para Qeverisë i mbyllur për shkak të tubimit të VMRO-DPMNE-së

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 16:48
Qeveria

Qarkullimi në bulevardin Ilinden para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është mbyllur për shkak të tubimit politik të paralajmëruar në orën 20:00, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Prej orës 20:00, ura “Goce Dellçev” do të mbyllet dhe qarkullimi nga policia rrugore përkohësisht do të ridrejtohet në rrugët përreth varësisht nga lëvizja e qytetarëve.

Ministria e Brendshme njofton se automjetet e transportit publik të qytetit do të lëvizin përgjatë rrugës “Dimitrija Çupovski” në “Rekord” në të dy drejtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat