Dita e pare e punës për ministrat e rinj të kabinetit Zaev

Maqedonia

Dita e pare e punës për ministrat e rinj të kabinetit Zaev

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 09:47
Qeveria e Maqedonisë

Katër ministrat e rinj të cilët të premten u votuan nga shumica parlamentare sot do t’i marrin detyrat në ministrit përkatëse.

Arbër Ademi në mesditë do ta pranoj detyrën nga tanimë ish ministrja e arsimit renata Deskoska, e cila është emëruar ministre e drejtësisë.

Dikasteri i drejtësisë ishte pa ministër që nga dorëheqja e Bilent Salihit.
Në Ministrinë e Kulturës Robernt Allagjozoski do t’ia dorëzoj funksionin ministrit Asaf Ademi, që vjen nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.

Ndërkohë për ministër pa resor të premten u emërua Bardhyl Dauti nga PDSH. Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe katër zv/ ministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat