RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit - Bota Sot
RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:43
RDK

Përmes një kumtese  Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) “vlerëson lartë arritjen e marrëveshjes me fqinjin tonë jugor, dhe jep mbështetje të plotë qeverisë për arritjen historike rreth çështjes së emrit.”

Mes tjerash, kjo parti politike thekson se e “vlerëson lartë guximin e kësaj qeverie për zgjidhjen e kësaj nyje Gordiane që ka mbajtur peng zhvillimin e vendit për më tepër se 25 vite.

Hapja e rrugës drejt BE dhe NATO duhet të jetë dhurata më e madhe që u jepet qytetarëve të vendit tonë, dhe për këtë arsye gjeneratat që do të vijnë pas nesh do të japin vlerësimin më të mirë për këtë guxim të kësaj qeverie.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se pjesë të kësaj historie duhet të jenë të gjithë qytetarët e vendit, dhe për këtë arsye i fton të gjithë qytetarët e vendit që të marrin pjesë direkte në hapjen e perspektivës për vendin, dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh do të jenë vlerësuesit më të mirë të këtij vendimi.

Në të njëjtën kohë, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson lartë konstruktivitetin e partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre që kanë treguar urtësi të lartë gjatë kësaj periudhe kohore të veprimit politik. Periudha që pason do të jetë dëshmia më e mirë e vlerësimit të kësaj urtësie të papërsëritshme për shumë gjenerata që do të vijnë pas nesh.”(sic).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test