Të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” do të vëzhgohen me kamera të sigurisë

Maqedonia

Të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” do të vëzhgohen me kamera të sigurisë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 23:10
Grupi i Kumanovës

Autoritetet maqedonase kanë rregulluar 12 dhoma në Burgun e Idizovës në Shkup për të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”.

Media ka mësuar se dhomat e reja do të jenë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë.

Më parë është raportuar për keqtrajtim fizik të të burgosurve nga gardianët, ndërsa tani mundësia për një gjë të tillë do të jetë më e vogël.

Rikujtojmë se ende nuk ka asnjë lëvizje rreth idesë për nisjen e një hetimi ndërkombëtarë për rastin në fjalë.

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan në nëntor të këtij viti, ku 7 nga anëtarët e grupit u dënuan me burg të përjetshëm dhe shumë të tjerë me disa vite burg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat