Maqedonia pret ftesë nga NATO

Maqedonia

Maqedonia pret ftesë nga NATO

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 22:10
Zaev dhe Stoltenberg

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev po viziton këto ditë metropolat perëndimore për të kërkuar mbështetjen për anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Ai sot u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili shprehu bindjen se në samitin e pritshëm të Aleancës do të vendoset për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë. Por, zoti Stoltenberg u shpreh i vendosur se nuk ka anëtarësim për Maqedoninë pa i dhënë fund përfundimisht problemit të emrit.

tare maqedonase janë të bindura se pas 12 ditësh do të marrin ftesë për anëtarësim në NATO dhe kryeministri Zoran Zaev i cili ishte për vizitë në selinë e Aleancës në Bruksel, ka folur sikur tashmë vendi i tij të ishte anëtar i NATO-s.

Por, Sekretari Stoltenberg ka sqaruar qëndrimet e Aleancës për sa i përket ftesës së pritshme për Maqedoninë në organizatë.

“Samiti i NATO-s mbahet pas dy javësh dhe shpresoj që krerët e shteteve anëtare të Aleancës do t’ju ftojnë për çeljen e bisedimeve për integrim”, ka thënë zoti Stoltenberg.

“Pa përmbylljen e marrëveshjes (me Greqinë), vendi juaj nuk mund t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt. Pra, kjo është një mundësi historike që nuk guxon të humbet. Dera e NATO-s është e hapur dhe ju ndodheni në prag të saj. Ju keni dëshmuar tashmë zotimin për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke punuar me NATO-n”, theksoi shefi i NATO-s duke vënë në spikamë praninë e ushtrisë së Maqedonisë në Afganistan dhe kontributin e këtij vendi për qëndrueshmërinë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Zaev ka shkruajtur në Twitter: “E pamë vendin tonë në kartën e shteteve të NATO-s; vendi i 30 është për Maqedoninë; shtiza e 30 për flamurin maqedonas”.

Njwspoj wshtw shprehur edhe në konferencën e përbashkët për media me kreun e Aleancës se “presim ftesën zyrtare që të bëhemi vendi anëtar i tridhjetë i NATO-s; presim me miqtë tanë që të marrim pjesë në ceremoninë ku flamuri i Maqedonisë do ta zërë vendin e vetë në mesin e vendeve të tjera të Aleancës”.

Ai me zotin Jens Stoltenberg kanë biseduar për zhvillimet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Stoltenberg e ka quajtur një arritje të madhe marrëveshjen në mes Shkupit dhe Athinës dhe një “shfaqje të vlerave të diplomacisë së durueshme”.

Ai e ka përgëzuar kryeministrin Zaev për kurajon dhe lidershipin së bashku me kryeministrin grek Tsipras për arritjen deri te kjo marrëveshje. Stoltenberg theksoi se çështja e emrit ka hedhur një hije në të gjithë rajonin për një kohë kaq të gjatë dhe ka penguar mirëqenien e sigurinë. Por tash, ka shtuar shefi i Aleancës, ka shans për një të ardhme të ndritshme.

Ndërkaq, në Shkup, kryetari i parlamentit ende nuk ka njoftuar se kur do ta vërë në rend dite për së dyti herë marrëveshjen me Greqinë pas refuzimit të presidentit Ivanov për ta nënshkruajtur atë.

Pasi të të jetë miratuar edhe njëherë nga parlamenti, presidenti Ivanov detyrohet me kushtetutë që ta firmosë atë, por ai ka treguar në rastin e ligjit për gjuhët se nuk i përfill detyrimet kushtetuese.

Në vjeshtë pritet të mbahet refrendumi për ndryshmin emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Opozita maqedonase, e cila i është kundërvënë marrëveshjes greko-maqedonase, ka paralajmëruar, megjithatë se do t’i mbështeste reformat kushtetuese nëse emri i ri kalon në referendum./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat