Të parët e Komitetit për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm në takim me Pette Morocco - Bota Sot
Të parët e Komitetit për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm në takim me Pette Morocco

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Të parët e Komitetit për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm në takim me Pette Morocco

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 20:59
Pamje nga takimi

Të parit e Komitetit Kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit sot kishin takim me zv.ndihmëesin e Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve dhe shef i Byrosë së Operacioneve për Konflikte dhe Stabilizime Pete Marocco, ku kanë diskutuar për prioritet dhe iniciativa për ndalim të ekstremizmit dhe përpjekjet për përforcim të bashkëpunimit rajonal, si dhe rëndësia e dialogut ndërfetar në Maqedoni.

Siç kumtuan nga Qeveria, Marocco është në vizitë në Maqedoni në suaza të turnesë së tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, ai uro për hapat të cilat vendi i ka ndërmarrë në arritjen e aspiratave euroatlantike, posaçërisht duke potencuar se marrëveshja me Greqinë është rezultat bisedimeve komplekse.

Koordinator kombëtar Borçe Petrevski dhe zëvendësit e tij Xhaladin Ajvazi dhe Zllato Apostolloski dhe përfaqësues nga Departamenti Shtetëror i ShBA-ve kanë shpërndarë përvoja me aktivitet të cilat ndërmerren për ndalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat çojnë drejt terrorizmit dhe u pajtuan se tejkalimi i këtyre problemeve janë prioritet kryesor për siguri të Republikës së Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, si shumë kryesore, siç thuhet, është vlerësuar bashkëpunimi i vendeve në rajon dhe përfshira e Maqedonisë në Programet rajonale për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm.

Koordinatori kombëtar Petrevski e ka njoftuar zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Shtetëror Marocco për aktivitetet konkrete që Komitet Kombëtar i Maqedonisë i ndërmerr këtë vit, si dhe me prioritetet që planifikohen të ndërmerren në periudhën 2019-2022.

Siç kumtohet në kumtesë, ai ka theksuar se Qeveria është kushtuar në parandalimin dhe shuarjen e këtyre kanosjeve aksion të koordinuar dhe strategji e përbashkët me partnerët e Republikës së Maqedonisë, ShBA-të, vendet e BE-së si dhe fqinjët tanë në rajon.

“Në takim është vlerësuar rëndësia e dy strategjive kombëtare, për luftë kundër terrorizmit dhe ndalimin të ekstremizmit të dhunshëm, që me plane, janë miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në muajin mars të këtij viti”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test