Rasti “Spiuni”, PSP tërheq disa akuza ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski - Bota Sot
Rasti “Spiuni”, PSP tërheq disa akuza ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski

Maqedonia

E premte, 19 tetor 2018

Rasti “Spiuni”, PSP tërheq disa akuza ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:31
Zoran Bozhinovski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka vendosur që pjesërisht të tërheq akuzën kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili në vend se të akuzohet për tre vepra penale me gjashtë pika do të akuzohet për tre vepra penale me pesë pika.

PSP e cila për lëndën “Shpion” mori ingerenca në mars të këtij viti u tërhoq nga pika 27, pasi në aktakuzën Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka vepruar deri më tani, nuk ka ofruar kualifikim juridik për veprën penale.

“Në përgjigjen e PSP ndaj pyetjeve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë lidhur me lëndën e Bozhinovskit, thuhet se pika i referohet aktit të një personi tjetër për të cilin i njëjti tashmë është dënuar. Për këtë tashmë është informuar gjykata dhe pritet të sjellë vendim për ndalim të procedurës për atë pikë”, thonë nga SHGM.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka ofruar shpjegim pse deri në mars të këtij viti ka refuzuar të pranojë ingerencat e PSP për lëndën “Shpion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test