U ndahet çmimi “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin

Maqedonia

U ndahet çmimi “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:54
Omer Kaleshi dhe Lençe Zdravkin

Në Kuvendin e Maqedonisë sot iu dorëzua çmimi shtetëror “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin.

Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritet njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, po ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

“Shpreh falënderimin tim me gjithë vogëlsinë time. Sot e kam marrë këtë çmim prej jush, por me gjithë zemrën mund të them se këtë çmim e meritojnë qytetarët e Velesit, Shkupit, Ohrit, Tetovës dhe të gjitha qyteteve tjera në Maqedoni”, tha Zdravkin e cila ndihmon refugjatët që kalojnë pranë shtëpisë së saj.

Ajo shtoi se ne kemi krizën më të madhe në botë dhe se Maqedonia edhe pse vend i vogël, u tregua si vend i solidaritetit, zemërgjërë dhe human.

Piktori Kaleshi shprehu kënaqësinë për marrjen e këtij çmimi duke thënë se ai dhe Nëna Terezë kanë tre gjëra të ngjashme, të dy kanë lindur në Maqedoni, të dy janë marrë me njeriut, ajo merrej me jetën dhe shpirtin e njeriut dhe ai me, siç tha ai, kokën dhe shpirtin e njeriut.

Nga 26 gushti deri 5 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shën Nëna Terezës”. në organizimin e shoqatës qytetare ‘Shkupjania Nëna Terezë”.

Manifestimi fillon nesër pasdite me vendosjen e luleve të freskëta në pllakën përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj të lindjes, si dhe në monumentin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat