Caktohen 65 seanca gjyqësore për 27 prillin, të premten dëgjohen dëshmitarët e parë - Bota Sot
Caktohen 65 seanca gjyqësore për 27 prillin, të premten dëgjohen dëshmitarët e parë

Maqedonia

Caktohen 65 seanca gjyqësore për 27 prillin, të premten dëgjohen dëshmitarët e parë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:57
Kuvendi i Maqedonisë

Përkrah 37 seancave të planifikuara, gjykatësja Dobrilla Kacarska dje planifikoi edhe 28 termine për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Së bashku tani pritet të mbahen 65 seanca gjyqësore.

Seanca e djeshme ishte e fundit në të cilën mbrojtja i tha fjalët hyrëse, ndërsa të gjithë 31 të akuzuarit për terrorizëm u deklaruan të pafajshëm.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 31 gusht me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Si dëshmitarë janë thirrur Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Gjykimi për këto ngjarje filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të prokurores Villma Ruskovska dhe avokatëve të të akuzuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat