Palmer: Besoj se qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendimin e vërtetë në referendum

Maqedonia

Palmer: Besoj se qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendimin e vërtetë në referendum

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:48
Matthew Palmer

Zëvendës Sekretari Shtetëror për Evropë dhe Euroazi Matthew Palmer në takimin e sotshëm me zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Andrej Zhervnovski në Dubrovnik tha “Besoj në urtësinë e qytetarëve të Maqedonisë dhe jam i bindur se ata do të dinë ta sjellin vendimin e vërtetë në referendumin e ardhshëm”.

Pallmer dhe Zhernovski kishin takim në kuadër të konferencës ndërkombëtare ‘Dubrovnik Forum” në të cilin, siç kumtojnë nga MPJ-ja, i përbashkët ka qenë përfundimi se referendumi është ngjarje historike në të cilin qytetarët tërësisht duhet të përfshihen.

Zhernovski kishte takim edhe me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotzias. Janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale tek të dyja vendet.

“Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se besimi me dyja palëve po thellohet. Ishte potencuar se me marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit u erdhi fundi dallimeve të cilat vështirësojnë marrëdhëniet miqësore mes fqinjëve”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Sipas Zhernovskit, kjo marrëveshje është urë e cila nga e kaluara të çon drejt të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat