Vuçiq: Nuk kam ndërmend t’ju tregojë serbëve nga Maqedonia çfarë të bëjnë me referendumin - Bota Sot
Vuçiq: Nuk kam ndërmend t’ju tregojë serbëve nga Maqedonia çfarë të bëjnë me referendumin

Maqedonia

Vuçiq: Nuk kam ndërmend t’ju tregojë serbëve nga Maqedonia çfarë të bëjnë me referendumin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:02
Vuciq- Zaev

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ka ndërmend që t’i nxit serbët nga Maqedonia të votojnë, të mos votojnë, apo si të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për pranimin e marrëveshjes së Prespës.

Ai shtoi se nuk dëshiron të përzihet në punë e brendshme të shteteve tjera dhe se i jep përkrahje në gjithçka që çon drejt stabilitetit në rajon.

“Nuk kam të drejtë ta thërras dikë apo mos thërras të bëj diçka, kjo do të ishte jo korrekt. Gjithçka që kontribuon për stabilitetin rajonal është e rëndësishme për gjithë rajonin”, tha Vuçiq, i pyetur nga gazetarë se a do thërasë qytetarët serbë nga Maqedonia të marrin pjesë në referendum.

Vuçiq sot u takua me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë ku në të ardhmen do të ketë vetëm një ndalesë.

Vuçiq shtoi se Beogradi dhe Shkupi mund të kenë vetëm konteste taktike, por të dy vendet mbetet mike dhe bashkërisht me Zaevin do të bisedojnë për marrëveshjen me Prishtinën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...