Tetovë, mungesë të krahut të punës për shkak të emigracionit

Maqedonia

Tetovë, mungesë të krahut të punës për shkak të emigracionit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 20:07
Tetovë

Ikja masive e të rinjve për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian, ka lënë kompanitë e ndërtimit pa punëtorë. Sipas pronarëve të këtyre firmave më tragjike është fakti se kjo dukuri është në rritje e sipër. Ikja nuk u parandalua as me rritjen e pagave në këtë sektor.

Kohëve të fundit, e sidomos këtë vitin e fundit, është shumë reale se kemi mungesë të punëtorëve dhe nga e njëjta gjë ankohen edhe gjitha firmat tjera. Kushtet më të mira që shpresojnë se do i gjejnë në perëndim sjell ikjen e njerëzve. Kjo ikje ka rritur kërkesën tonë për punëtorë, njëkohësisht kemi bë edhe rritjen e rrogave por edhe është rritur çmimi i ndërtimit- thotë Sali Elmazi – inxhinier arkitekt

Realisht ka mungesë në vazhdimësi sa i përket kuadrit të mirë të punëtorëve të kualifikuar dhe këtë shqetësim e kemi ngritur edhe në nivele më të larta duke iu referuar intensivisht edhe shkollave të mesme profesionale që me fanatizëm t`i rri ngremë që të kemi një zgjidhje afatgjate për këtë kuadër- thotë Menderez Kuçi – pronar i një kompanie ndërtimi.

Mungesë punëtorësh nuk shënohet vetëm në sferën e ndërtimtarisë, por edhe në hotelieri, shëndetësi dhe shumë lëmi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat