Angjushev kërkoi falje - Bota Sot
Angjushev kërkoi falje

Maqedonia

Angjushev kërkoi falje

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:26
Zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev

Zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencë për shtyp në Qeveri shprehi keqardhje se është kuptuar gabimisht në konferencën për shtyp me gazetarët para disa ditëve ku, sipas tij, i ka ra markeri dhe ka goditur në tavolinën, për çka është akuzuar se me atë ka sulmuar një gazetar.

“Në konferencën në Qeverinë e Maqedonisë përderisa sqarosha për detajet e procesit për investimet në Republikën e Maqedonisë, në mbarim të, nga lartësia lëshova markerin në tavolinën më të afërt dhe kërkoj falje nëse dikush e ka kuptuar në mënyrë tjetër. Nuk e kisha idenë se kështu do ta kuptojë, as që ashtu veprova”, tha Angjushev.

Ai kërkoi që gazetarët ta gjykojnë për veprimet dhe për rezultatet të cilat ai i realizon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat