SPB Kumanovë padit Gordana Jankulloskën për punësime joligjore

Maqedonia

SPB Kumanovë padit Gordana Jankulloskën për punësime joligjore

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 10:24
Gordana Jankulloska

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë tek Prokuroria Themelore ka dorëzuar padi penale kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, pasi dyshohet se ka bërë punësime joligjore në MPB në vitin 2012.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, Jankulloska gjatë vitit 2012 duke ju shmangur rregullave ligjore për punësime, është drejtuar tek Ministria e Financave që të sigurojë mjete për punësimin e 70 personave të trajnuar me arsim të lartë dhe 30 personave të trajnuar me arsim të mesëm.

Nga MPB thonë se më 06.06.2012 për vendin e punës për të cilin është dashur katër vite arsim profesional, ka punësuar person (gruan) të afërt me zyrtarin policorë në MPB, e cila nuk ka qenë adekuate për vendin e punës.

MBP shton se Jankulloska deri sot me punësimet joligjore e ka dëmtuar buxhetin e ministrisë në vlerë prej 1.724.885 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat