Takimi i dytë në mes Komisioneve të ekspertëve në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Takimi i dytë në mes Komisioneve të ekspertëve në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Takimi i dytë i përbashkët multidiciplinor të komisioneve të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, të formuara në pajtim me marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Takimi do të mbahet nesër dhe pasnesër.

Në takim, siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme, pritet që anëtarët e Komisionet, në pajtim me metodologjinë e marrëveshjes dhe principeve të punës, të shkëmbehen mendimet në lidhje me përmbajtjen e mësimeve të procesit arsimor në të dyja vendet, si dhe mundësitë për festimin e përbashkët të ngjarjeve historike dhe të ngjashme.

Takimi i parë i komisionit u realizua më 2 dhe 3 korrik në Sofje ku rishikuan dhe konfirmuan parimet dhe metodologjia për punën e Komisionit, në pajtim me principet të mirëkuptimit reciprok dhe akademike, si dhe përvojave të deri të tanishme pozitive evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat