Një autobus nga Maqedonia aksidentohet në Austri, lëndohen disa persona - Bota Sot
Një autobus nga Maqedonia aksidentohet në Austri, lëndohen disa persona

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Një autobus nga Maqedonia aksidentohet në Austri, lëndohen disa persona

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:00
Autobusi pas aksidentit

Dhjetëra udhëtarë të lënduar është bilanci i një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:00, mes një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

Mediumet austriake njoftojnë se gjithë të lënduarit janë vendosur në spital, ndërsa për shkak të aksidentit ka qenë e mbyllur autostrada për në Linz.

Sipas policisë austriake deri tek aksidenti ka ardhur kur autobusi nga Maqedonia është ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa është goditur nga kamioni.

Kamioni ka qenë i ngarkuar me dru, ndërsa pas goditjes është përmbysur dhe shoferi ka ngecur brenda. Për shpëtimin e tij janë angazhuar ekipe të ndryshme, ndërsa me helikopter është dërguar në spital.

Në autobusin e Maqedonisë ka pasur 18 udhëtarë, dhjetë prej të cilëve edhe katër fëmijë kanë kaluar pa lëndime. Akoma nuk dihet se e cilës agjenci është autobusi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test