Liqeni i Ohrit në UNESCO, në qershor 2019 - Bota Sot
Liqeni i Ohrit në UNESCO, në qershor 2019

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Liqeni i Ohrit në UNESCO, në qershor 2019

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 07:44
Liqeni i Ohrit

Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit është propozuar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s, ku bëjnë pjesë vetëm shumë pak pasuri të tilla.

Shtrirja e propozuar përfshin të gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, gadishullin e Linit, bregdetin në veri të kufirit maqedonas, dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me liqenin e Ohrit.

Grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur në muajin shtator vizitën e tij vlerësuese për dosjen që Shqipëria ka dorëzuar në shkurt të këtij viti. Vendimi pritet të merret në qershor 2019 në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.

Ky proces ka rëndësi jetike për këtë rajon dhe banorët e tij.

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, që zbatohet nga UNESCO dhe financohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria shqiptare e Mjedisit, përqendrohet si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës.

Projekti synon që të vërë në dukje vlerat e shumta të kësaj zone, por edhe trajtimin e kërcënimeve kryesore me të cilat ato përballen, përmes një qasjeje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër të botës, që ndodhet në Europën Juglindore, konsiderohet një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit dhe njëkohësisht një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në kontinent. Kombinimi i vlerave të dukshme natyrore, me cilësinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore e bëjnë këtë rajon vërtet unik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test