Në muajin gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE - Bota Sot
Në muajin gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Në muajin gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Në muajin gusht të këtij viti 349 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa një e treta prej tyre kanë dorëzuar sërish kërkesa pasi më herët u janë refuzuar.

Sipas Zyrës evropiane për azil edhe 919 persona nga Maqedonia janë në pritje të përgjigjeve nga autoritetet (pezull).

Në korrik numri i azilkërkuese nga Maqedonia ka qenë 351, ndërsa në tetor të vitit 2017 ka qenë 505.

Shtetasit e Maqedonisë, Serbisë dhe Taxhikistanit mbajnë rekord të numrit të kërkesave të sërishme për azil.

Qytetarët e Maqedonisë me 1% dhe të Moldavisë me 0% kanë shkallën më të ulët të miratimit të kërkesave për azil, ndërsa pas tyre vijnë Gruzia dhe Gana me 2%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test