Hetohen dy ish-funkisonarë qeveritarë të Maqedonisë - Bota Sot
Hetohen dy ish-funkisonarë qeveritarë të Maqedonisë

Maqedonia

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Hetohen dy ish-funkisonarë qeveritarë të Maqedonisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:25
Ilustrim

Dy ish-funksionarë qeveritarë janë nën hetime dhe dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Sipas Prokurorisë Publike, më 2016, njëri nga të dyshuarit ka miratuar propozim kërkesë për një marrëveshje autoriale për përpilimin e një mendimi juridik në sferën e lëndëve të para energjetike.

Mendimi është përgatitur, por nuk është dorëzuar në kohë dhe këtë e kanë ditur të dy të dyshuarit.

Mirëpo, i dyshuari i dytë, zv. ministër i atëhershëm, me një deklaratë të rrejshme e ka pranuar se puna është kryer në kohë, dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet, duke miratuar pagesë prej mbi një milionë denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test