Dimitrov për Kotzias: Brenda një viti e zgjidhëm atë që për 27 vite dukej e pamundur - Bota Sot
Dimitrov për Kotzias: Brenda një viti e zgjidhëm atë që për 27 vite dukej e pamundur

Maqedonia

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Dimitrov për Kotzias: Brenda një viti e zgjidhëm atë që për 27 vite dukej e pamundur

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:10
Dimitrov dhe Kotzias

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ka shprehur falënderime për Nikos Kotzias, i cili gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë.

Dimitrov thotë se me Kotzias për një vit kanë arritur ta bëjnë të mundur atë që për 27 vite dukej e pamundur.

“Të udhëhequr nga kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias, kemi pasur muaj intensiv të komunikimeve, jemi bërë miq të vërtetë dhe në periudhë prej një viti arritëm ta bëjmë atë që në 27 vitet e kaluara dukej e pamundur – i afruam dy popujt tanë dhe nënshkruam marrëveshjen e Prespës, duke ndërtuar urë të miqësisë dhe treguam se rajoni jonë mund të zgjidh kontestet dhe të krijojë të ardhmen”, thotë Dimitrov.

Ai shton se Maqedonia do të vazhdojë e përkushtuar që ta përfundojë kontestin e emrit, së bashku me forcat tjera progresive në Athinë dhe Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test