Gjykimi për lëndën “Titanik” vazhdon më 14 nëntor, dëgjohen rreth 70 “bomba”

Maqedonia

Gjykimi për lëndën “Titanik” vazhdon më 14 nëntor, dëgjohen rreth 70 “bomba”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Nikolla Gruevski

Gjykimi për lëndën “Titanik” i Prokurorisë Speciale, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, do të vazhdojë më 14 nëntor. Në seancën e sotme u dëgjuan rreth 70 “bomba”.

Në pjesën më të madhe të përgjimeve është dëgjuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili një ditë para dhe ditën e zgjedhjeve në rrethin e dytë më 7 prill 2013, ka koordinuar gjithë anëtarët e partisë të punësuar nëpër komisione, kompani dhe komuna.

Gjykimi për rastin “Titanik” është në fazën e dëshmive dhe deri tani janë dëgjuar rreth 830 “bomba”, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar mbi 1 mijë.

Në këtë lëndë të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski dhe Martin Protugjer, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Jemzi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminale, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe shpërdorim fondesh për financimin e fushatave zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat