Komisioni i Kuvendit votoi për marrjen mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Komisioni i Kuvendit votoi për marrjen mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Nikolla Gruevski

Komisioni për çështje mandatare dhe të imunitetit me shumicë votash vendosi që t’i merret mandati i imunitetit ish-kryeministrit dhe deputetit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

Gjashtë kërkesat e gjykatës u votuan me 5 vota për dhe asnjë kundër,ndërsa në seancë nuk morën pjesë anëtarët e OBRM-PDUKM-së,

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski tha se Gruevski është njoftuar me kohë për mbledhjen, ndërsa shprehu keqardhje që një vendim i tillë merret pasi i njëjti tanimë është në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat