Zaev: Vullneti për falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe” - Bota Sot
Zaev: Vullneti për falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe”

Maqedonia

Zaev: Vullneti për falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe”

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me anëtarët e Komisionit për Pajtim në Kuvend, tha se është arrtur pajtueshmëri për procesin e faljes dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore.

Zaev tha se është treguar vullnet politik, duke shtuar se janë të gatshëm për një hap të tillë.

“T’i lejojmë tani ekipet juridike të cilët nën udhëheqësinë e këtyre grupeve të veçanta do të bëjnë hapat e ardhshëm. Sot kemi treguar vullnet politik. Me praninë time në takimin e sotëm kam konfirmuar vullnetin personal dhe si kryeministër”, tha Zaev.

Ai tha se dëshira për pajtim dhe falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe”.

Zaev theksoi se reformat dhe pavarësia e gjyqësorit janë shumë të rëndësishme për procesin e eurointegrimeve të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...