Stoltenberg: NATO do ta përshëndet përparimin e Maqedonisë

Maqedonia

Stoltenberg: NATO do ta përshëndet përparimin e Maqedonisë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:37
Stoltenberg

“Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në takimin e radhës do ta përshëndetin përparimin e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë dhe do të shprehin mbështetje për Ukrainën”.

Këtë sot e deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, para fillimit të takimit të sotëm të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, 

“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, por anëtaret e Paktit do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje politike dhe ndihmë për modernizimin e armatës ukraineze”, tha Stoltenberg.

Para filimit të takimit të sotëm, Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i lirojë anijet e Ukrainës, të cilat i mban nga 25 nëntori në afërsi të Krimesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat