Popovski: Për marrëveshjen e Ohrit duhet të thuhet se ka forcuar barazinë e komuniteteve

Maqedonia

Popovski: Për marrëveshjen e Ohrit duhet të thuhet se ka forcuar barazinë e komuniteteve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:38
Vllado Popovski

Sot u mbajt debati i parë publik për propozim amendamentet kushtetuese ku pjesëmarrës ishin Zoran Zaev, Ljubomir Fërçkoski dhe Vllado Popovski.

Fërçkovski tha se në amendamentet kushtetuese duhet të shkruhet se Republika e kujdeset për diasporën, pa nënvizuar maqedonasit, shqiptarët.

Për pjesën e ndryshimeve kushtetuese ku duhet të thuhet se Maqedonia nuk ka pretendime, thotë se kjo tingëllon sikur ne jemi të fuqishëm si Rusia.

Popovski tha se sintagma e gjuhës maqedonase pas qytetarëve është e nevojshme.

Ai kujtoi disa momente historike të së kaluarës dhe beson akti i konstituimit është referendumi i 8 shtatorit. Për marrëveshja e Ohrit ai tha se duhet theksuar se ka forcuar barazinë e komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat