“DSK-ja ka përcjellë analistin Albert Musliu”

Maqedonia

“DSK-ja ka përcjellë analistin Albert Musliu”

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Albert Musliu

Aleksandar Vasilevski “Ninxha” i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit tha se ai dhe DSK-ja i kanë montuar kamera analistit Albert Musliu në shtëpinë e tij me qëllim që ta ndjekin lëvizjen e tij derisa ka ndodhur publikimi i “bombave”.

“Zoran Zaevi, Zoran Verushevski dhe Oliver Spasovski ishin të ndjekur nga Drejtoria e pestë. Ka dokumentim për këtë, Drejtoria e pestë filloi t’i ndjek kur filluan të publikohet bombat. Ndoqëm edhe gazetar. I vendosëm kamera shtëpisë së Albert Musliu”, iu përgjigj Vasilevski gjyqtares Villma Ruskovska.

Ndërsa pas kësaj informate, analisti Albert Musliu për gazetën Koha ka thënë: “jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”.

Albert Musliu është komentues dhe analist i proceseve në Maqedoni i cili është shpesh herë në emisionet e debateve  të televizioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat