Doganat e Maqedonisë konfiskuan 80 mijë euro në Aeroportin Shkupi

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë konfiskuan 80 mijë euro në Aeroportin Shkupi

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Në dy javët e fundit, shërbimi doganor i Maqedonisë zbuloi shumë raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshme, duke ndaluar deviza, auto pjesë, elektromotorë, telefona celularë, material stomatologjik, pemë të freskëta, etj.

Në këto dy javë, Dogana ndaloi dy persona në Aeroportin Shkupi, që me vete kishin 82 mijë euro dhe 19 mijë dollarë amerikan.

Sipas ligjeve, personave iu kthyen 2000 euro, respektivisht 11.500 dollarë.

Pastaj, Dogana ndaloi 19 pjesë për automjete, 100 rripa për shtringim, dy telefona celular, një elektromotor, tre kilogram material për stomatologji, 839 kg pemë të freskëta, 54 palë veshje për skijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat