Mijallkov ofron garancion prej një milion euro që të del nga paraburgimi

Maqedonia

Mijallkov ofron garancion prej një milion euro që të del nga paraburgimi

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov ka ofruar një milion euro si garancion që të del nga nga paraburgimi.

Një ofertë me vlerë prej një milion eurosh që të hapen portat e burgut të Shuto Orizares për ish-shefin e DSK Sasho Mijallkov është në duart e gjyqtarit të procedurës paraprake. Për të dalë nga paraburgimi, Mijallkov ofroi një garanci të përbërë nga tre prona të patundshmërisë, të vlerësuara në total prej 1.092.000 euro.

Nga mbrojtja konfirmojnë se garancitë janë ofruar që ai mos të arratiset, por nuk zbulojnë se çfarë pasurie është ofruar, dhe se a janë të gjithë në emër të Mijallkovit apo prindërve apo shokëve të tij.

Vendimi pritet që të merret në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat