MPJ e Maqedonisë punëson diplomatë të ri

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë punëson diplomatë të ri

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informon se deri në fund të vitit 2018 do të publikohen konkurse për punësimin e diplomatëve të rinj dhe zyrtarë ndihmës-profesional me qëllim zhvillimin e diplomacisë profesionale dhe cilësore.

MPJ thotë se konkurrentët do të zgjidhen sipas parimit të meritokracisë dhe transparencës.

“I inkurajojmë që të paraqiten numër sa më i madh i kandidatëve që i plotësojnë kushtet për punësim. Më pastaj, informojmë se procedurat konkrete dhe fazat e ardhshme në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, do të bëhen në fillim të vitit, ndërkaq opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë të saktë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kandidatë që janë të itneresuar të aplikojnë duhet t’i bëjnë gati këto dokumente:

Dëshmi se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë,

Dëshmi për gjendje të përgjithshme të shëndetit për vendin e punës,

Diplomat nga shkalla e fundit e arsimit, shkallëve paraprake të arsimimit, diploma nga magjistratura ose doktorata dhe ngjashëm, si dhe dokumenti për nostrifikim dhe ekuivalencë për ato kandidatë që arsimin e tyre e kanë mbaruar jashtë vendit.

Deklaratë të vërtetuar në noter se nuk është anëtar i ndonjë organi të ndonjë partie politike në nivel republikan.

Vërtetim se me vendim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht për njohjen e njërës prej tre gjuhëve që shfrytëzohen më shpesh në Bashkimin Evropian.

Vërtetim për punë me programet për punë në zyrë.

Forma tjera të shkollimit profesional, diploma ose certifikatë, rekomandime të ndryshme, vërtetime për stazh vullnetar, deklarata ose dokumente të cilat i posedoni dhe të cilat janë në interes të vendit të punës.

Informata shtesë në lidhje me punësimet e reja do të keni shpalljen zyrtare të konkursit për punësim, në web-faqen e MPJ-së, profilet zyrtare të MPJ-së në rrjetet sociale dhe në web-faqen e Agjencisë për Administratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat