Bebe Rexha pozon atraktive pranë bredhit të vitit të ri

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon atraktive pranë bredhit të vitit të ri

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:06
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, thuajse ka përmbyllur turin e saj të koncerteve për këtë vit.

2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për të, kjo pasi ajo ka nxjerr në shitje albumin e ri, si dhe ka arritur të nominohet për dy çmime Grammy.

Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Bleta (emri i vërtetë i saj), ka hedhur në Instagram një fotografi, ku shfaqet në një pozë mjaft atraktive pranë bredhit të vitit të ri.

Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj, me çka gjithmonë ka tërhequr vëmendjen në thuajse çdo paraqitje.

E njëjta ua ka uruar fansave të saj festën e krishtlindjeve, e ndërsa duket mjaft e lumtur që pas shumë angazhimesh, më në fund ka gjetur pak kohë për pushim.

Projekti i fundit muzikor që ajo ka sjell për fansat ka qenë “Say my name”, bashkëpunimi me David Guettan dhe J-Balvin, i cili është pritur shumë mirë nga fansat. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat