Shkrimtari zemëron rrjetin: Femrat 50 vjeçe janë “të vjetra” për tu dashuruar, reagon edhe Vlora Çitaku!

Mediale Vip

Shkrimtari zemëron rrjetin: Femrat 50 vjeçe janë “të vjetra” për tu dashuruar, reagon edhe Vlora Çitaku!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:03
Ilustrim

Një shkrimtar francez është kritikuar shumë pasi deklaroi se nuk mund të dashurojë një femër që është në të 50-at, pavarësisht se vetë është 50 vjec.

Yann Moix dha një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, ku tha:

“Unë preferoj trupat e femrave më të reja, kjo është e gjitha. Trupi i një gruaje 25 vjeçare është i jashtëzakonshëm, trupi i një gruaje 50 vjeçare nuk është aspak i jashtëzakonshëm “, tha ai.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar me zemërim ndaj komenteve të tij.

Marina Foïs, një komediane franceze shkruajti një postim tallës duke thënë se është 49 vjece, prandaj ka kohë 1 vit e 14 ditë për të fjetur me shkrimtarin.

Pati reagime nga më të ndryshmet, por Yann u justifikua duke thënë se nuk mund të përgjigjet para “gjykatës së shijeve”.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku.

Image

 

“Bonjour” (mirëdita) ka ironizuar Çitaku, derisa e ka shpërndarë lajmin e BBC-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat