Lena Headey akuzon Weinstein: Pasi nuk iu binda, m’u refuzuan rolet

Mediale Vip

Lena Headey akuzon Weinstein: Pasi nuk iu binda, m’u refuzuan rolet

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Lena Headey

Aktorja britanike Lena Headey ka akuzuar Harvey Weinstein për ngacmime seksuale gjatë disa viteve, për shkak të të cilës karriera e saj është shkatërruar.

Ajo pranoi se është vetëm një nga viktimat e shumta të producentit të dhunshëm, i cili akuzohet për ngacmim seksual të disa aktoreve, të cilat për shkak të presionit të lartë u pajtuan të dëshmonin kundër Weinstein kundër të cilit u ngritën disa aktakuza.

Aktorja e Game of Thrones ka sqaruar se producentin e ka takuar në vitin 2005 gjatë festivalit të filmit në Venecia, pas së cilës ai filloi t’i afrohej dhe kur e refuzoi, Weinstein u bë shumë vulgar dhe sulmues.

Lena tha se me Weinstein u takua disa herë gjatë xhirimeve të ndryshme në Los Angeles dhe se marrëdhëniet ndërmjet tyre ishin shumë të këqija. Gjatë një takimi aksidental, ata hynë në ashensor së bashku, pas së cilës producenti e ngacmoi aktoren.

Pas këtij incidenti, aktorja britanike tregon se është refuzuar në marrjen e shumë roleve të filmave.

Kundër Weinstein aktualisht janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore për shkak të padive të ngjashme, dhe muajin e ardhshëm pritet konfirmimi i parë zyrtar i epilog gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat