Orlando Bloom ia blen të fejuarës unazën si të ish-gruas

Mediale Vip

Orlando Bloom ia blen të fejuarës unazën si të ish-gruas

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 19:24
Orlando Bloom dhe Katy Perry

Katy Perry ka një unazë të madhe, me ngjyra dhe në formë të lules, që kushton hiç më pak se 7,3 milionë dollarë.

Kjo unazë duket krejtësisht e ngjashme me unazën që i fejuari i saj ia kishte blerë supermodeles Miranda Kerr.

Fansat e të dyjave ishin shumë të shpejtë për ta vërejtur këtë ngjashmëri të unazave sapo Perry njoftoi se ajo është fejuar me aktorin Orlando Bloom.

Ky i fundit i bëri një propozim shumë romantik këngëtares në ditën e të dashururave [festën e Shën Valentinit] e cila edhe u emocionua jashtëzakonisht shumë.

Një burim afër çiftit ka treguar për revistën People se Bloom ka qenë duke e planifikuar propozimin për disa kohë – madje ai kishte marrë edhe lejen e prindërve të Perryt para se ta bënte propozimin.

Kur ai e bëri një gjë të tillë, këngëtarja Katy Perry ishte shumë e ekzaltuar dhe po dridhej nga lumturia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat