Iku nga trupa e Albi Nakos, Graciano rikthehet si prezantues - Bota Sot
Iku nga trupa e Albi Nakos, Graciano rikthehet si prezantues

Mediale Vip

Iku nga trupa e Albi Nakos, Graciano rikthehet si prezantues

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:06
Graciano Tagani

Pak javë më parë balerini i njohur Graciano Tagani, deklaroi se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.

Mirëpo këtë të enjte ai ka bërë me dije se që nga e shtuna do të jetë sërish në ekran.

Kësaj here ai do të vijë si prezantues i rubrikës “Dance with Graciano”, si pjesë e emisionit të Rudina Dembaçaj, “Mos i fol shoferit”.

Lajmin e ka bërë me dije duke postuar një video në Instagram.

Në të Graciano thotë, “Që nga kjo e shtunë, pjesë e “Mos i fol shoferit” do të jetë dhe “Dance with Graciano”. Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë.

E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund, dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...