Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Altin Goci, ka qenë i ftuar dje në emisionin ‘E Diell’ në ‘Top Channel’.
Ai ka folur për martesën e tij me bashkëshorten Irena Vogli dhe se si ka nisur historia e tyre 19 vjet më parë. Altini ka zbuluar se ato janë njohur kur ai ka qenë pjesë e grupit “Ritfolk” dhe se janë njohur nga një person i tretë, por gjërat më pas kanë vazhduar të rrjedhin vetë.
Ai gjithashtu tregoi për publikun se në atë kohë Irena nuk ka qenë fanse e grupit “Ritfolk” dhe i është dashur të dëgjojë këngët e tij pas njohjes me Altinin. Nëse e pyesni tani, 19 vjet më vonë, Irena është fansja më e madhe e bashkëshortit të saj.