Suedezja i vë titullin këngës “Dua Lipa”

Mediale Vip

Suedezja i vë titullin këngës “Dua Lipa”

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:46
Amanda Winberg

Këngëtarja suedeze, Amanda Winberg, që është e njohur gjerësisht me emrin e saj skenik, AMWIN, njërën prej këngëve të saj e ka titulluar “Dua Lipa”, njëjtë si emri i këngëtares me origjinë kosovare.

22-vjeçarja prezantoi albumin e saj “AMWIN In Wonderland”, pjesë e së cilës është edhe kënga “Dua Lipa”.

AMWIN ka shprehur admirimin për Duan, pavarësisht se në këngë flitet për një fiksim të këngëtares ndaj një djali.

“Mendoj se shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të pasur Duan, ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim”, tha ajo.

Suedezja u shpreh se bëhet fjalë për një këngë me ritme të gëzuara, por që ka edhe melankolinë brenda saj.

Ajo tha se kur po realizonte këngën menjëherë kishte vendosur që ta titullonte atë “Dua Lipa”, madje me shaka tha se Dua është më e mirë edhe se një akullore.

Fatkeqësisht, sikurse ndodhë në shumë raste, videoklipi i kësaj kënge nuk mund të shihet në Kosovë përmes platformës Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat