Çifti mbretëror sjell një projekt gjithëpërfshirës, Meghan dhe Harry në mbështetje të kauzave të rëndësishme

Mediale Vip

Çifti mbretëror sjell një projekt gjithëpërfshirës, Meghan dhe Harry në mbështetje të kauzave të rëndësishme

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:21
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke lançuar një dokumentar të ri në bashkëpunim me ‘Oprah’, i cili do të jetë i fokusuar tek shëndeti mendor, traumat dhe depresioni. Seritë e dokumentarit do të jepen për herë të parë në ‘Apple’, vitin e ardhshëm dhe pritet të ketë një ‘feedback’ të gjerë.

Çifti mbretëror shpreson se seritë që do të shfaqen do të jenë pozitive dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë masën e individëve që do ta shohin. Kujtojmë se për pak javë Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të parë, megjithatë ata nuk janë shkëputur ende nga aktivitetet e pallatit ‘Kensington’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat