DJ Snake ka mbledhur reperët më të pëlqyer të momentit për të sjellë një hit muzikor.
"Enzo" titullohet kënga që bashkoi Offset, 21 Savage, Sheck Wes dhe Gucci Mane.
Ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe kënga numëron më shumë se 170 mijë klikime në Youtube.
Klipi muzikor është përzgjedhur të jetë vetëm bardh e zi. Pavarësisht se klipi është i mbushur me makina sportive dhe luksove, nuk mungojnë femra super seksi që ndezin atmosferën.
Pritet që "Enzo" të ngjisë shumë shpejt toplistat muzikore.