Kate Middleton dhe Princ William takojnë Archie-n, fëmijët e dyshes mungojnë në takim

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Princ William takojnë Archie-n, fëmijët e dyshes mungojnë në takim

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:35
Princ William dhe Kate Middleton

Të hënën e javës që shkoi, në datë 6 maj, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur, Archie. Familja mbretërore publikoi disa foto të vogëlushit, pranë Princ Charles dhe Mbretëreshës Elizabeth.

Megjithatë lajmi se Princ William dhe Kate Middleton nuk e kishin takuar ende vogëlushin, i habiti të gjithë. Sipas informacioneve nga pallati ‘Kensington’, dyshja ka qenë duke udhëtuar për shkak të organizatave të shumta që mbështesin kauza nga më të ndryshmet.

Së fundmi burime për ‘HarpersBaazar’, kanë zbuluar se William dhe dukesha e kanë takuar nipin e tyre, pasi kanë shkuar në shtëpinë e Harry-t dhe Meghan në Frogmore. Ata shtuan se fëmijët e tyre nuk ishin prezent në takim, ndaj George, Louis, dhe Charlotte do duhet të presin dhe pak për të takuar kushëririn e tyre më të ri.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry kanë kaluar një javë tepër emocionuese pranë Archie-t dhe se kanë pritur shumë vizita nga miqtë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat