Kristen Stewart ribashkohet me Stella Maxwell

Mediale Vip

Kristen Stewart ribashkohet me Stella Maxwell

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:29
Kristen Stewart ka darkuar me ish të dashurën Stella Maxwell.

Sërish bashkë? Kristen Stewart ka darkuar me ish të dashurën Stella Maxwell.

Ish-çifti janë parë fillimisht në një nga restorantet e Los Angeles, para se të shkonin më pas së basjku në shtëpinë e Stewart.

Ylli i “Twilight” dhe modelja kishin zgjedhur veshje sportive derisa duket se nuk dëshironin që të binin shumë në sy.

“Stella thotë se është vetëm mike me Kristen”, ka thënë një burim për “Us Weekly”.

Kjo revistë kishte konfirmuar në muajin dhjetor të vitit 2018 se Stewart dhe Maxwell, që ishin duke jetuar së bashku, i kishin thënë fund lidhjes së tyre të dashurisë pas dy vjetëve.

“Ato kishin prioritete të tjera në jetë”, kishte thënë një burim atëherë për ish-çiftin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat