Brad Pitt dhe Margot Robbie në Kanë: flirt real apo publicitet për filmin?

Mediale Vip

Brad Pitt dhe Margot Robbie në Kanë: flirt real apo publicitet për filmin?

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:12
Margot Robbie dhe Brad Pitt

Në Kanë, i erdhi më në fund radha Quentin Tarantinos dhe filmit të tij “ Once upon a Time in Hollywood“. Perveç regjizorit, tapetin e kuq e përflakën Leonardo di Caprio dhe e dashura, Camila Morrone, por vëmendjen më shumë e “vodhën“ Margot Robbie dhe Brad Pitt.

Përpara pak ditësh, tabloidi amerikan “ Star“ hodhi“shashkën“ e një flirti të supozuar mes ish-it të Angelina Jolie dhe aktores australiane. Shumë shpejt, fjala u përhap edhe nëpër revista të tjera, që nxituan të diskutojnë mbi “ ciftin më seksi të Hollywood-it“. Kjo ishte fotoja qe nxiti thashethemet; aty Margot shihet duke I hedhur një vështrim tejet intim, që duket sikur shkon përtej aspektit professional.

Ka shume alkimi mes tyre, thone revistat, dhe kalojnë goxha kohë me njëri-tjerin. Por ka dhe nga ana që thonë se nuk është gjë tjetër vecse një hile marketingu, sepse Margot në 2016 u martua me regjizorin Tom Ackerley dhe duket shumë e lumtur!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat