A do martohet Ganja?! Flasin “vëllezërit”: Në fillim duhet t’ia kërkojnë dorën te ne!

Mediale Vip

A do martohet Ganja?! Flasin “vëllezërit”: Në fillim duhet t’ia kërkojnë dorën te ne!

Më: 29 maj 2019 Në ora: 19:43
Moni Rama

Këngëtarja e njohur Ganimete Abazi, e njohur ndryshe për publikun si Ganja, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar klipin më të ri “Martesa” në bashkëpunim me ProBand.

Si Ganja, ashtu edhe kolegu i saj Moni Rama, shprehën dëshirën që kjo këngë të shoqërojë të gjithë çiftet drejt altarit, mirëpo për vetë këngëtaren duket se martesa është ende larg.

Teksa Bieta ngacmoi Monin në lidhje me këtë, ai nuk dha një përgjigje konkrete, por la të kuptohej që aprovimi i tij dhe dy antërëve të tjerë është shumë i rëndësishëm.

“Duhet të vijnë tek ne të na kërkojnë dorën, se ne jemi vëllezërit e Ganjas…”, tha duke qeshur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat